Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka zgjedhur sërish të mos u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve lidhur me negociatat për kreun e ri të shtetit.
Të lidhura
None found
Ai u pyet konkretisht nëse lëvizjet e fundit brenda LDK-së, ku përfshihet edhe thirrja për një Kuvend të jashtëzakonshëm, po ndikojnë në vonesën e tij për të çelur diskutimet politike mbi ngritjen e institucioneve të reja, por zgjodhi të mos komentonte.
Lidhja Demokratike e Kosovës po kalon ditët e fundit një trazim të brendshëm, si pasojë e një nisme që synon shkarkimin e kryetarit aktual, Lumir Abdixhiku, përmes mbledhjes së këtij kuvendi të jashtëzakonshëm.
Në këto rrethana, panorama e marrëveshjeve të ardhshme mes forcave politike mbetet ende e paqartë.
