Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka përcjellë mesazhin se do ta përballojë e bashkuar vendimin e madh që lidhet me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Të lidhura
None found
Kjo u bë e ditur pas takimit të zhvilluar në selinë e OVL-UÇK-së, ku mori pjesë edhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj.
Gjatë takimit me ish-komandantin e UÇK-së në Zonën e Dukagjinit gjatë luftës së Kosovës, u diskutuan zhvillimet aktuale dhe vështirësitë me të cilat po përballet organizata. Sipas njoftimit, në takim u theksua edhe rëndësia e ruajtjes së unitetit.
OVL-UÇK deklaroi se vendimi i madh për UÇK-në e gjen organizatën “të bashkuar dhe të fortë”, njësoj siç ishte UÇK-ja në ditët më të vështira të historisë së vendit.
Referenca për këtë vendim lidhet me shpalljen e aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë për rastin “Thaçi e të tjerët”, i cili pritet të bëhet më 16 shtator në Hagë të Holandës.
