FOTO/ Hapi zjarr drejt policëve serbë, në pistoletën e Faton Hajrizit ishte gdhendur stema e UÇK-së

Faton Hajrizi, shtetasi nga Kosova, i cili dyshohet se vrau policin serb Nikolla Krsmanoviç dhe plagosi një tjetër është vrarë sot në Loznicë në një shkëmbim zjarri me forcat speciale.

Hajrizi u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat e policisë serbe pasi këto të fundit e lokalizuan

Nga vendngjarja janë publikuar pamje të cilat tregojnë trupin e pajetë të Hajrizit, por edhe arma që ai posedonte.

Kjo e fundit është vënë re nga mediat në Serbi, të cilat kanë pikasur se në dorezën e drurit të pistoletës është gdhendur logoja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Të mërkurën, një orë pas mesnate, gjatë kontrollit të automjetit në pikën kufitare në Loznicë, policia ka ndaluar një automjet tip “Mercedes” i drejtuar nga taksisti Mithat Haxhiq, por Hajrizi, i cili ishte pasagjer hapi zjarr në drejtim të tyre.

Efektivi Krsmanoviç ka ndërruar jetë nga plagët e marra, ndërsa kolegu i tij Vjekoslav është plagosur rëndë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Shtuar 19.07.2024 17:48

Tags: ,