Profesori Enver Bytyçi ka folur për zhvillimet e fundit në politikën shqiptare, duke vlerësuar se kryeministri Edi Rama ndodhet përballë presioneve të forta dhe se qëndrimi i tij në pushtet po shkon drejt fundit.
Në një deklaratë për gazetën “Bota sot”, Bytyçi u shpreh se dalja e fundit publike e Ramës reflektonte pasiguri dhe shqetësim, ndërsa la të nënkuptohet se ndaj tij mund të ketë sinjale paralajmëruese ose trysni për t’u larguar nga posti.
Të lidhura
None found
“Sot padishehu me veladon të zi ishte i nxirë edhe vetë! Fliste përçart. I rrotullohej gjuha te dorëheqja. Më shkruajnë e më pyesin, thoshte!
Ajo që nuk duket ka të bëjë me faktin se Rama di më shumë. Dikush nga ata që kanë pushtet mbi të duhet ta ketë lajmëruar, paralajmëruar ose kërcënuar, nëse nuk tërhiqet! Pra, nëse nuk jep dorëheqjen!
Sidoqoftë sot kuptova se Edi Rama i ka ditët e numëruara. Duhet thjesht të negociojë burgun! Po ose jo, kjo varet nga mënyra se si tërhiqet!”, tha ai për “Bota sot”.
