Qeveria në detyrë zhvilloi një mbledhje elektronike gjatë mbrëmjes së sotme.
Të lidhura
None found
Në njoftimin për media bëhet e ditur se nga kjo mbledhje dolën dy vendime.
Njëri prej tyre ishte miratimi i kërkesës për ndarjen e mjeteve buxhetore në vlerë prej 2,240,000 € (dy milionë e dyqind e dyzet mijë euro) për Radio Televizionin e Kosovës.
Po ashtu, sipas njoftimit të Qeverisë, është miratuar edhe kërkesa e Agjencisë Kosovare të Privatizimit për kthimin e fondeve në shumën 48,216.57 € (dyzetetetë mijë e dyqindegjashtëmbëdhjetë euro e pesëdhjetë e shtatë centë), të cilat ishin transferuar në Buxhetin e Republikës së Kosovës, për Ndërmarrjen Shoqërore NSH. “Magjistrala”.
