Doktrina dhe inovacioni ushtarak në qendër të bashkëpunimit mes FSK-së dhe FARSH-së

Një delegacion i Institutit të Kërkimeve Shkencore të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë vizitoi Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në vijim të bashkëpunimit dypalësh për shkëmbimin e përvojave dhe hartimin e koncepteve të reja ushtarake.

Të lidhura

None found

Në krye të delegacionit ishte gjeneral brigade Fatmir Neziraj. Pritja u zhvillua nga komandanti i KDS-së, gjeneral brigade Jeton Dreshaj, së bashku me përfaqësues të Qendrës së Doktrinës.

Njoftimi bën të ditur se bisedimet u përqendruan te mundësitë për ta zgjeruar dhe thelluar bashkëpunimin mes dy institucioneve. Vëmendje e posaçme iu kushtua ndarjes së përvojave, zhvillimit të koncepteve dhe doktrinës ushtarake, si edhe përparimit të inovacionit në mbrojtje.

Gjatë qëndrimit, përfaqësuesit nga Shqipëria nderuan të rënët për lirinë e Kosovës duke kryer homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe në varrezat e dëshmorëve në Koshare.


Shtuar më 16.10.2026 15:38