Lushaku: Kandidatura e Bekim Sejdiut do të ketë mbështetjen time

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku, deklaroi se do ta votojë Bekim Sejdiun për president të Kosovës. Sipas saj, kandidati i propozuar ka përvojën dhe integritetin e nevojshëm për ta përfaqësuar vendin në mënyrë dinjitoze.

Të lidhura

None found

“Po. Kandidati i propozuar është profesor fakulteti. Bekim Sejdiu është edhe kolegu im në Universitetin e Prishtinës prej kohësh. Është një person që ka bartur peshë edhe ka qenë pjesë e procesit të shtetformimit edhe pastaj edhe të zhvillimit të arsimit të lartë në Kosovë edhe të diplomacisë”, u shpreh Lushaku.

Ajo vlerësoi se Sejdiu i përmbush kriteret që kërkohen nga një president, si në aspektin e integritetit, ashtu edhe në atë të unitetit qytetar. Lushaku theksoi se ai do të mund ta përfaqësonte Kosovën me dinjitet, veçanërisht në rrethanat aktuale politike.

“Duke pasur parasysh të gjitha rrethanat politike, duke pasur parasysh që Kosova nuk ka institucione tash e dy vjet — institucione me fuqi të plota që bëjnë politikën e Kosovës. Është imediate që t’i kthehemi institucioneve dhe t’i sigurojmë qytetarëve një stabilitet politik dhe, si rrjedhojë, unë do ta mbështes këtë kandidaturë për t’i dhënë institucione vendit”, deklaroi deputetja e LDK-së.

Lushaku foli para mbledhjes së Kryesisë së LDK-së, ku pritej të shqyrtoheshin zhvillimet politike, konstituimi i Kuvendit, çështja e presidentit dhe krijimi sa më i shpejtë i të gjitha institucioneve.

Ajo bëri të ditur se në mbledhje do të diskutohej edhe emri i kandidatit për president, krahas zhvillimeve politike dhe konstituimit të Kuvendit. Lushaku tha se çështja do të trajtohej së bashku me anëtarët e tjerë të Kryesisë.

E pyetur lidhur me pretendimet se disa deputetë të LDK-së mund të mos e votojnë presidentin dhe nëse kandidatura e propozuar kishte marrë miratimin e të gjithë deputetëve, Lushaku tha se kryetari i partisë dhe ekipi negociues kishin pasur autorizim të plotë për të negociuar, propozuar dhe diskutuar emrat.

“Ne kemi autorizuar kryetarin edhe ekipin për me negociuar edhe ata kanë pasur autorizime të plota për të bërë edhe propozime edhe për t’i diskutuar emrat. Tani po diskutojmë edhe në një rreth edhe më të gjerë. Kështu që është proces krejt normal. Nuk mundet me qenë, si me thënë, për aq kohë sa nuk ka dakordësi, nuk ka mundësi si diskutohen shumë emra”, tha ajo.

Deputetja tregoi se nuk e kishte mësuar paraprakisht emrin e kandidatit, para se ai të bëhej publik nga grupi parlamentar. Ajo sqaroi se personat e autorizuar nga partia kishin zhvilluar diskutimet dhe negociatat në emër të LDK-së, duke e cilësuar këtë si një procedurë normale.

Sa u përket deputetëve që mund të mos marrin pjesë në votim ose të mos kontribuojnë në sigurimin e kuorumit, Lushaku tha se vendimi dhe përgjegjësia i takojnë secilit prej tyre individualisht.

“Është përgjegjësi e secilit deputet që të vendosë në fund të fundit veç e veç. Por ne s’duhet të harrojmë që ne jemi pjesë e një platforme politike dhe një partie politike që mbështesim aty. Por nuk është vetëm LDK-ja që duhet ta votojë apo jo. Kjo ka qenë një marrëveshje, si me thënë, në mes të LDK-së dhe VV-së, por kandidatura do të hidhet për gjithë Kuvendin e Kosovës”, theksoi Lushaku.

Ajo shtoi se sigurimi i shumicës varet nga secili deputet dhe nga të gjitha partitë politike, ndërsa secili përfaqësues duhet t’u japë llogari publikisht votuesve për arsyet pse e ka mbështetur ose jo kandidaturën. Sipas Lushakut, kjo është një përgjegjësi individuale dhe njëkohësisht përgjegjësi ndaj shtetit të Kosovës.


Shtuar 1.09.2026 14:16

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahissahabetanında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomholiganbetholiganbetmarsbahismarsbahismarsbahispusulabetpusulabetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetGrandPashabet Türkiyepusulabetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobet girişJojobet GirişmarsbahisHoliganbetextrabetmarsbahis giriş