Njësitë antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë përzgjedhur sot për kontroll një automjet në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë.
Të lidhura
None found
Gjatë verifikimit, zyrtarët kanë zbuluar mjete monetare në vlerë prej 30.000 eurosh, të cilat nuk ishin deklaruar pranë autoriteteve doganore.
Dogana e Kosovës ka rikujtuar se, në bazë të nenit 33, paragrafit 1, të Ligjit Nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, çdo person që hyn ose del nga Kosova dhe transporton instrumente monetare në vlerë prej 10,000.00 eurosh ose më shumë, apo kundërvlerën e kësaj shume në valuta të tjera, duhet ta deklarojë me shkrim shumën dhe burimin e saj të verifikueshëm te zyrtari doganor.
Institucioni doganor ka theksuar se do të vijojë angazhimin për parandalimin dhe luftimin e kontrabandës, si dhe të qarkullimit të paligjshëm të mjeteve monetare.
