Dita Ndërkombëtare e Gruas, me ushtaret e FSK Osmani uron 8 Marsin

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar gratë dhe vajzat për 8 Mars – Ditën Ndërkombëtare të Gruas, e cila shënohet edhe në Kosovë me aktivitete të ndryshme.

Osmani përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se në Ditën Ndërkombëtare të Gruas shënojnë arritjet e grave dhe vajzave dhe përpjekjet e jashtëzakonshme të tyre në Kosovë dhe kudo në botë për të drejta të barabarta.

“Sot kujtojmë dhe të gjitha ato gra e vajza që nuk janë më në mesin tonë, e të cilat u shndërruan në simbol rezistence, lufte dhe angazhimi për liri e barazi.

Forca, qëndrueshmëria dhe zelli juaj i pashoq për emancipim të vazhdueshëm, zhvillim e barazi qëndron fort në themelet e Republikës sonë.

Sot, nesër dhe çdo ditë, me ju dhe për ju”, ka shkruar Osmani në Facebook.

 


Shtuar 8.03.2024 14:08