Bekim Sejdiu pranon kandidaturën për president: Do t’i shërbej qytetarëve dhe Republikës së Kosovës

Bekim Sejdiu ka pranuar propozimin për të qenë kandidat konsensual për president të Republikës së Kosovës, emër i mbështetur nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës pas negociatave intensive të zhvilluara gjatë ditëve të fundit.

Të lidhura

None found

Ai u shpreh i nderuar nga pajtueshmëria e dy subjekteve politike për kandidaturën e tij dhe falënderoi përfaqësuesit e tyre për besimin.

Sejdiu tha se negociatat mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës kishin për qëllim gjetjen e një kandidati jopartiak për postin e Presidentit të Republikës së Kosovës.

“Gjatë këtyre negociatave, dy partitë kanë arritur një pajtueshmëri për emrin tim si kandidat presidencial. Gjithsesi, kjo mua më bën të ndihem i nderuar. Besimi që më kanë dhënë përfaqësuesit e dy partive politike — për çka shfrytëzoj rastin publikisht t’i falënderoj — është besim i madh dhe nder i madh”, deklaroi ai.

Megjithëse ambicia e tij, sipas tij, ka qenë e përqendruar kryesisht në angazhimet akademike dhe profesionale, Sejdiu tha se e ka pranuar kandidaturën duke pasur parasysh përgjegjësinë dhe peshën e detyrës së presidentit.

“Duke qenë plotësisht i vetëdijshëm për barrën dhe përgjegjësinë që sjell posti i Presidentit, si dhe për kontekstin aktual politik të Republikës së Kosovës, jam vënë në shërbim të Republikës së Kosovës, të qytetarëve dhe të shtetit tonë, që t’u shërbej me devotshmëri, siç kam bërë gjithmonë, kudo dhe kurdo që më jepet rasti brenda kapaciteteve të mia”, tha Sejdiu.

Ai rikujtoi gjithashtu se zgjedhja e presidentit zhvillohet përmes një procesi me karakter politik dhe një procedure kushtetuese në Kuvendin e Republikës së Kosovës.


Shtuar 31.08.2026 13:41

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisromabetMarsbahisstarzbetjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomromabetSupertotobetpusulabetmarsbahisholiganbetmarsbahisPusulabetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetstarzbetjojobetGrandPashabetHoliganbetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişJojobet GirişJojobet GirişJojobetpusulabetmarsbahis