Bekim Haxhiu paralajmëron ankesë në Supremen, kërkon rinumërim të votave për kandidatët e PDK-së

Bekim Haxhiu, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka njoftuar se rastin e tij do ta çojë në Gjykatën Supreme, me kërkesë për rinumërimin e votave të kandidatëve të kësaj partie.

Ai bëri të ditur se avokati i tij po përgatit ankesën, e cila, sipas tij, do të dorëzohet brenda afatit të paraparë ligjor, transmeton IndeksOnline.

Të lidhura

None found

“Afati për dorëzimin e ankesës është deri nesër në ora 12:30, por besoj që avokati im do ta paraqesë atë në Gjykatën Supreme që nesër në mëngjes”, deklaroi Haxhiu.

Sipas tij, ka bazë të mjaftueshme ligjore që të bëhet rinumërimi i votave të kandidatëve të PDK-së dhe ai pret që Gjykata Supreme të marrë një vendim në favor të kërkesës së tij.

“Besoj që Gjykata Supreme do të nxjerrë vendim në favorin tim, sepse ka bazë për t’u rinumëruar votat e kandidatëve të PDK-së”, tha Haxhiu.

Një ditë më herët, ai kishte shprehur dyshime lidhur me procesin e rinumërimit të votave të urdhëruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), duke pretenduar se mostrat për rinumërim nuk janë zgjedhur në mënyrë të rastësishme dhe se në 185 vendvotime janë konstatuar ndryshime në rezultatet e kandidatëve.

Haxhiu kishte nënvizuar se ankesa synon të sigurojë një rezultat të saktë zgjedhor dhe të garantojë respektimin e votës së qytetarëve.


Shtuar 23.06.2026 13:27

Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibommeritkingcasibomcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetcasibomgoldenbahisTimebetMeritkingGrandpashabetgrandpashabetcasibomnerobetjojobetrobinbetjojobet girişUltrabetaadeneme bonusu veren sitelermariobetMadridbetmadridbetmariobetgoldenbahis girisHititbetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobetGrandpashabet Girişgrandpashabet giriş