Barbano: Veriu mbetet i qetë, por i ndjeshëm; dialogu i Qeverisë ka ndihmuar në shmangien e incidenteve

Shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, vlerëson se gjendja në veri të vendit aktualisht është e qetë, megjithëse sipas tij ajo mbetet e brishtë për shkak të pranisë së faktorëve që mund të prodhojnë tensione.

Duke folur për sigurinë në veri në krahasim me periudhën para agresionit në Banjskë dhe me situatën e tanishme, Barbano nënvizon se angazhimet e Qeverisë së Kosovës në kuadër të dialogut kanë ndihmuar në parandalimin e incidenteve.

Të lidhura

None found

“Sot situata është padyshim e qetë, por ende e brishtë. E brishtë për shkak të ekzistencës së faktorëve potencialë që mund të shkaktojnë tensione. Është inkurajuese që shumica e këtyre faktorëve po diskutohen paraprakisht me autoritetet vendore, qoftë në kuadër të dialogut apo në kontekstin e zhvillimeve pas sulmit në Banjskë. Kjo ndihmon në parandalimin e tensioneve të mundshme nga perspektiva e sigurisë. Megjithatë, ka ende disa çështje që mbeten nën vëzhgimin dhe shqyrtimin tonë dhe që kërkojnë zgjidhje. Ajo që pres dhe dëshiroj është që çdo veprim të diskutohet me komunitetin ndërkombëtar, veçanërisht me EULEX-in, për të shmangur veprime të njëanshme që mund të cenojnë të drejtat e individëve”, thotë Barbano për KosovaPress.

Sipas tij, zhvillimet e fundit dhe përfshirja e ekzekutivit në procesin e dialogut, sidomos për veriun, kanë dhënë efekt në shmangien e ngjarjeve problematike.

“Duhet të them se zhvillimet e fundit dhe angazhimi i qeverisë në kuadër të dialogut, veçanërisht në veri, kanë rezultuar shumë të dobishme dhe efektive në parandalimin e incidenteve. Megjithatë, herë pas here ka ende veprime që nuk janë mjaftueshëm të koordinuara në nivel lokal dhe që vazhdojnë të tërheqin vëmendjen dhe shqetësimin tonë”, thekson ai.

Barbano thotë më tej se policia në veri po mundohet të fitojë besimin e banorëve përmes nismave dhe aktiviteteve të ndryshme, të realizuara në bashkëpunim me OJQ-të, shoqërinë civile dhe komunitetin. Megjithatë, ai shton se ekzistojnë vazhdimisht individë ose grupe që mund të cenojnë paqen dhe sigurinë.

Ai shpreh gjithashtu shqetësim për zbulimin e pandërprerë të armëve, jo vetëm në veri, por në të gjithë territorin e Kosovës. Sipas tij, kjo dëshmon se armët mbeten relativisht të lehta për t’u siguruar.

“Një aspekt që vazhdon të na shqetësojë është zbulimi i vazhdueshëm i armëve, jo vetëm në veri por në gjithë Kosovën. Kjo tregon se armët dhe mjetet ofensive vazhdojnë të jenë të disponueshme dhe relativisht të lehta për t’u siguruar. Prandaj kjo kërkon vëmendje të madhe si nga policia ashtu edhe nga prokuroria, si dhe nisjen e fushatave për dorëzimin vullnetar të armëve me qëllim çmilitarizimin e këtyre zonave”, thotë ai në intervistën e fundit si shef i Misionit të EULEX-it.


Shtuar 24.06.2026 14:03

Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibommeritkingcasibomjojobetbetparkbetpark girişbetpark girişbetparkGrandpashabetgrandpashabetjojobetTimebetjojobetgrandpashabetTimebetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetbetparkcasibomrobinbetjojobet girişPusulabetSetrabetPadisahbetmeritkingUltrabetmatbetslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetcasibomPadişahbetcasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş