Një tjetër letër e Arlinda Zekajt drejtuar institucioneve është bërë publike të dielën, një javë pas vrasjes së saj nga ish-kunati, Albert Sylaj.
Pas dhunës së ushtruar ndaj saj, e cila përfundoi në mënyrë tragjike me vrasjen e Zekajt, u arrestua edhe ish-bashkëshorti i saj, Jeton Sylaj. Për të dy vëllezërit është vendosur masa e paraburgimit prej një muaji.
Të lidhura
None found
Rasti ka shkaktuar reagime të shumta për shkak të mënyrës se si është trajtuar nga organet e hetuesisë dhe drejtësisë, ndërsa vazhdojnë të publikohen komunikime të tjera të së ndjerës.

Natyra Kuçi ka publikuar një letër që Arlinda Zekaj ia kishte drejtuar gjyqtarit Migjen Kastrati.
Në këtë letër, Zekaj i kërkon gjyqtarit të gjejë kohë për caktimin e urdhrit mbrojtës për të, si edhe për vendosjen e kujdestarisë për djalin e saj.
“Për ju është rutinë, për mua është jetë dhe veç Zoti e di pse ty të ka zgjedhë të shpëtosh jetë”, shkruhet ndër të tjera në letrën që Arlinda Zekaj i drejtoi gjyqtarit më 7 shtator të vitit 2026.








