Aktakuzë ndaj I.Z. për tentativën e vrasjes së katër personave në një lokal në Deçan

Departamenti për Krime të Rënda në kuadër të Prokurorisë Themelore në Pejë ka paraqitur aktakuzë ndaj I.Z.

Të lidhura

None found

I pandehuri akuzohet për dy vepra penale: “Vrasje e rëndë” në tentativë dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, të parapara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur më 13 janar 2026, rreth orës 00:15, në një lokal në komunën e Deçanit. I.Z. dyshohet se, i nxitur nga përkatësia kombëtare e të dëmtuarve, ka përdorur armë zjarri në përpjekje për t’ua marrë jetën katër personave.

Nga të shtënat, tre prej të dëmtuarve kanë pësuar plagë me armë zjarri. Dy prej tyre kanë marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa një person ka pësuar lëndime të lehta. Personi i katërt ka arritur t’i shmanget sulmit pa u lënduar.

Në aktakuzë thuhet gjithashtu se arma e dyshuar se është përdorur në kryerjen e veprës penale mbahej nga i pandehuri pa autorizim ligjor, në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Armët.

Pas arrestimit të I.Z., gjatë kontrollit dhe bastisjes janë konfiskuar arma e zjarrit dhe municioni.

Prokurori i Shtetit i ka propozuar gjykatës kompetente që, pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, I.Z. të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprat penale që i ngarkohen.


Shtuar 15.07.2026 09:03

MatbetBetsmoveEsenyurt Escortmatbetjojobet güncel girişMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetultrabetGalabetcasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet giriş