Moti për të mërkurën do të vijojë të karakterizohet nga masa ajrore të qëndrueshme dhe temperatura të larta. Në pjesën më të madhe të vendit, qielli do të jetë i kthjellët, ndërsa në zonat malore veriore dhe lindore priten kalime të lehta vranësirash që në disa momente mund të bëhen mesatare.
Në veri dhe verilindje, ekziston mundësia për reshje të pakta shiu në formë pikash. Në lartësitë malore të Alpeve dhe në rajonet verilindore, gjatë intervaleve të shkurtra kohore, mund të zhvillohen shtrëngata të izoluara, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të mbetet pa reshje.
Të lidhura
None found
Era do të fryjë nga kuadrati veriperëndimor-perëndimor me një shpejtësi mesatare prej 7 m/s.
Forca e valëzimit në det parashikohet të jetë 1 deri në 2 ballë.
