Aksident i rëndë në Pejë, 1 i vdekur dhe 7 të plagosur

Aksident tragjik është shënuar sot në Radavc të Pejës.

Sipas mediave kosovare mësohet se një grua ka ndërruar jetë ndërsa shtatë të tjerë kanë mbetur të lënduar në aksidentin e ndodhur në fshatin Radavc.

Mësohet se dy automjetet janë përplasur me njëra tjetrën, ndërsa dyshohet se aksidenti është shkaktuar nga një shtetas me nënshtetësi të huaj, i cili tashmë është arrestuar.

“Fsh. Radavc, Pejë, 29.08.2021 – 08:35. Një femër kosovare ka vdekur si pasojë e plagëve të pësuara gjatë një aksidenti trafiku, që ka ndodhur midis dy veturave. Gjatë aksidentit kanë pësuar lëndime trupore edhe 7 persona që ishin në dy veturat të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar. I dyshuari mashkull me shtetësi të huaj, që dyshohet të jetë shkaktar i aksidentit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovë


Shtuar 30.08.2021 14:09

Tags: ,