Agon Bytyqi do të vazhdojë të ushtrojë detyrën e zëvendësdrejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë edhe për një mandat pesëvjeçar.
Të lidhura
None found
Njoftimin e bëri ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.
Sipas saj, vendimi është marrë së bashku me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, i cili e ka nënshkruar bashkë me të.
“Përvoja e tij, njohja e institucionit dhe përgjegjësia e dëshmuar gjatë mandatit të parë janë të rëndësishme për vazhdimësinë dhe punën profesionale të AKI-së në mbrojtje të sigurisë së vendit.
E falënderuam z. Bytyqi për punën e deritanishme dhe i uruam mbarësi në mandatin e ri”, shkroi Haxhiu.
