Një paraqitje publike e Milan Radoiçiqit në një tubim të Partisë Progresive Serbe (SNS), ku e shoqëronte djali i presidentit serb Aleksandar Vuçiq, ka sjellë reagimin e menjëhershëm të organizatës “Albanians for America”, e cila flet për mungesë të përgjegjësisë politike në Serbi.
Të lidhura
None found
Nga organizata rikujtohet se Radoiçiqi, emër i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara dhe që ndodhet nën akuzë në Kosovë, ka pranuar haptazi se pikërisht ai e ka themeluar grupin e armatosur që në shtator të vitit 2023 ndërmori sulmin në Banjskë, akt gjatë të cilit e humbi jetën rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Edhe pse nga sulmi i Banjskës kanë kaluar më shumë se tre vjet, sipas AFA-s, Serbia nuk i ka çuar ende përballë drejtësisë personat që mbajnë përgjegjësi për të.
Në editorialin e saj më të ri, “Albanians for America” i apelon Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian që nga Beogradi të kërkojnë veprime konkrete, me qëllim që të garantohet përgjegjësi për sulmin në Banjskë.
Po për këtë organizatë, prania e tillë e Radoiçiqit në tubimet e partisë në pushtet hedh dyshime të forta mbi angazhimin e Serbisë ndaj drejtësisë, mbi stabilitetin e rajonit si dhe mbi marrëdhëniet e saj me Perëndimin.




