16 vite nga opinioni i GJND-së që mbështeti pavarësinë e Kosovës

Sot shënohen 16 vjetorin e publikimit të opinionit këshillëdhënës nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, e cila konstatoi se deklarata e pavarësisë së Kosovës nuk përbënte shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Të lidhura

None found

Më 22 korrik 2010, trupa gjykuese e GJND-së vendosi me 10 vota pro dhe 4 kundër në favor të Kosovës, duke refuzuar argumentimin e Serbisë se akti i shpalljes së pavarësisë ishte në kundërshtim me normat juridike ndërkombëtare.

Kryetari i asaj kohe i Gjykatës, Hisashi Owada, ishte ai që lexoi vendimin, ku theksoi se “miratimi i deklaratës së pavarësisë së 17 shkurtit 2008 nuk ka shkelur të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare”.

Kjo çështje gjyqësore u iniciua pas nismës së Serbisë, e cila përmes Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së kërkoi një opinion këshillëdhënës mbi ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Opinioni i dhënë nga GJND-ja u interpretua si një triumf i rëndësishëm ligjor dhe diplomatik për Kosovën, meqë vërtetoi se e drejta ndërkombëtare nuk i ndalon shpalljet e pavarësisë. Pas këtij akti, një valë shtetesh vijuan të njihnin Republikën e Kosovës.

Pavarësia e Kosovës u shpall më 17 shkurt 2008. Deri në këtë moment, shteti i ri është njohur nga 117 vende, teksa vijojnë përpjekjet për integrim në organizata ndërkombëtare dhe rritjen e numrit të njohjeve.

Vendimi i 22 korrikut të vitit 2010 qëndron si një prej momenteve përcaktuese në historinë juridike dhe shtetformuese të Kosovës, duke shërbyer si pikë referimi thelbësore për mbrojtjen e legjitimitetit të pavarësisë së saj në skenën globale.


Shtuar 22.07.2026 08:03

matbetmatbetholiganbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişİmajbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetJojobetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibombetciojojobetcasibomgrandpashabet giriş