Nga “The Economist“
Përktheu: Alket Goce-AlbEu.com
Vrimat e zeza – janë objekte me dendësi aq të madhe sa asgjë nuk mund t’i shpëtojë tërheqjes së tyre – janë ndër zbulimet më tërheqëse të relativitetit të përgjithshëm, një model i tërheqjes gravitacionale i propozuar nga Albert Einstein mbi një shekull më parë.
Ato gjenden në mënyrë të padukshme në mes të galaktikave, duke u ushqyer me yje dhe mbeturina ndëryjore.
Ato janë gjithashtu një tregues i qartë se ditët e relativitetit të përgjithshëm si shpjegimi më i mirë i gravitetit janë të numëruara. Kjo teori thotë se bërthama e një vrime të zezë është një pikë me densitet dhe presion të pafund të quajtur singularitet. Kjo, thotë Chris Pearson në ral Space, laboratori kombëtar i Britanisë për kërkimin hapësinor, është një pamundësi matematikore.
Janë propozuar një mori alternativash më interesante, por asnjëra nuk ka provat vëzhguese të nevojshme për ta mbështetur atë.
Dy punime të reja, në Astrophysical Journal dhe Astrophysical Journal Letters, të shkruara nga Dr Pearson, synojnë ta ndryshojnë këtë qasje.
Autorët kërkuan të dhëna astronomike rreth vrimave të zeza në dy faza të jetës së tyre.
Lloji i parë ishin vrimat e zeza të reja në qendrat e galaktikave të reja në të cilat yjet po formoheshin me një ritëm më të lartë.
Lloji i dytë ishin shembuj më të moshuar galaktikash ku formimi i yjeve ka përfunduar tashmë.
Sipas supozimeve të tyre, grupi i dytë tregon se çfarë ka rezervuar fati për të parin.
Për habinë e tyre, studiuesit zbuluan se vrimat e zeza të vjetra ishin rritur dhjetë herë më shpejt sesa do të parashikonin modelet kozmologjike.
Ata mendojnë se e dinë se çfarë ka ndodhur aty në fakt.
Puna e mëparshme ka treguar se, në relativitetin e përgjithshëm, ngjeshja e materies përtej një pike të caktuar mund të çojë në formimin e një zone që përmban energji vakum.
Në vend të një singulariteti pafundësisht të dendur, është e mundur që vrimat e zeza të përmbajnë një energji jashtëzakonisht të madhe.
“Kjo”, thotë Dr Pearson, “është hera e parë që ka prova vëzhguese që i lidhin këto teori me botën reale”.
Por kjo sjell ndryshime radikale në shkencën e studimit të vrimave të zeza dhe zgjerimit të gjithësisë.
Një nga tiparet më misterioze të universit është se zgjerimi që filloi me Big Bengun po përshpejtohet.
Forca që e vë nëlëvizje është etiketuar se është “materia e zezë”, por askush nuk e di se çfarë është në të vërtetë.
Në një hap të guximshëm teorik, Dr Pearson dhe kolegët e tij sugjerojnë se xhepat e energjisë vakum të pranishme në vrimat e zeza mund të jenë në fakt përgjegjësit për zgjerimin e universit dhe jo materia e zezë. /albeu.com