Protesta e 92-të radhazi është mbyllur pas marshimit të qytetarëve në akset kryesore të kryeqytetit dhe rikthimit të tyre përpara godinës së Kryeministrisë.
Edhe në përfundim të tubimit, pjesëmarrësit shfaqën vendosmërinë për të vijuar rezistencën qytetare. Organizatorët njoftuan se protesta do të zhvillohet sërish nesër, në ditën e 93-të të qëndresës, me pjesëmarrje më të gjerë.
Të lidhura
None found
Para shpërndarjes, protestuesit përcollën thirrjet e fundit përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke ftuar qytetarët t’u bashkohen në një numër edhe më të madh.
Mesazhet e tyre ishin: “Rama jep dorëheqjen!”, “Ju erdhi fundi!” dhe “Nesër akoma më shumë!”.
