Mendi Kabashi kandidon për Këshillin Bashkiak në Kanada: Politika lokale është shërbim, mbështes zërin e qytetarëve shqiptarë

Mendi Kabashi, vajza e aktorit të njohur shqiptar Mirush Kabashi, po garon për një vend në Këshillin Bashkiak të Mississauga-s, në Ontario të Kanadasë. Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” në News24, me gazetaren Nisida Tufa, ajo foli për rrugën e saj nga Shqipëria drejt Kanadasë, angazhimin komunitar dhe vendimin për të hyrë në politikën lokale.

Zgjedhjet do të zhvillohen më 26 tetor dhe gara përfshin një komunitet prej rreth 65 mijë banorësh. Fushata e Kabashit po zhvillohet kryesisht në terren, përmes takimeve derë më derë me banorët, me qëllim dëgjimin e shqetësimeve dhe nevojave të tyre.

Të lidhura

None found

“Politika lokale nuk është ideologji, është shërbim”, deklaroi Kabashi, e cila kandidimin e saj e përshkruan si një mision më të madh se ambicia personale. Rrugëtimi i saj ka nisur që në moshën 17-vjeçare, kur ndoqi studimet në Akademinë Ushtarake në Modena. Më pas ajo punoi si këshilltare ligjore në Ministrinë e Mbrojtjes, ndërsa aktualisht jeton dhe punon në Toronto, ku merret me menaxhimin e komuniteteve.

Kabashi tha se synon ta afrojë zërin e qytetarëve me institucionet vendore dhe të përdorë përvojën e saj për të përmirësuar jetën në komunitetin ku kandidon. “Dua t’ua bëj jetën njerëzve më të mirë, duke shfrytëzuar gjithë potencialin që ka kjo lagje apo kjo njësi bashkiake. Mendoj se kam kualifikimet dhe përgatitjen për të bërë më të mirën, por mbi të gjitha vullnetin, ndershmërinë dhe përkushtimin”, u shpreh ajo.

Një pjesë e rëndësishme e fushatës së saj është kontakti i drejtpërdrejtë me banorët. Sipas Kabashit, qindra qytetarë kanë pranuar të vendosin në shtëpitë e tyre materialet promovuese të kandidaturës, duke shfaqur publikisht mbështetjen për të. Ajo tregoi se shpesh dëgjon komente se, nisur nga kualifikimet që ka, duhej të kishte kandiduar për kryetare bashkie dhe jo për këshilltare bashkiake. “Unë shpesh bëj shaka dhe u them: herën tjetër”, tha Kabashi.

Ajo theksoi se kandidatura e saj nuk lidhet vetëm me një garë personale, por edhe me synimin për të rritur përfaqësimin e shqiptarëve në jetën qytetare dhe politike të Kanadasë. Kabashi falënderoi komunitetin dhe strukturat me të cilat është angazhuar, përfshirë EPAK-un, ku është kryetare e degës së Mississauga-s, si dhe djemtë që, sipas saj, e kanë shoqëruar që nga nisja e këtij rrugëtimi dhe do ta mbështesin në çdo hap.

Duke folur për sakrificat familjare që kërkon kjo fushatë, Mendi Kabashi tha se pas zgjedhjeve dëshiron të udhëtojë menjëherë drejt Shqipërisë për të takuar djalin e saj, Mirushin e vogël, të cilin nuk e ka parë prej disa muajsh. Ajo falënderoi nënën për ndihmën e madhe dhe familjen për mbështetjen, ndërsa u shpreh se dëshiron ta nderojë emrin e babait të saj duke lënë një gjurmë të mirë në komunitet.

E pyetur për protestat dhe zhvillimet politike në Shqipëri, Kabashi tha se nuk e konsideron veten aktualisht të angazhuar në politikën shqiptare. Megjithatë, ajo deklaroi se e mbështet plotësisht të drejtën e qytetarëve për të protestuar dhe për të shprehur zërin e tyre.

“Sot qytetarët shqiptarë po ngrenë zërin sepse nuk duan ta humbin atë. Mendoj që ky mision duhet të vazhdojë derisa zëri të kumbojë fort dhe qëllimet dhe vullneti i qytetarëve të çohet deri në fund”, tha Mendi Kabashi.


sultanbeyli escortiptvMarsbahisMarsbahisgrandpashabetMarsbahisdeneme bonusuanında indexcasinofastgrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetmatbetmarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobet1xbetdeneme bonusujojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelergrandpashabetJojobetjojobet girişJojobet GirişMarsbahisholiganbetjojobetCasibomMarsbahisjojobetJojobetmarsbahis girişBahsegelsekabetMarsbahis