Rama uron Melonin për rekordin historik, kryeministrja italiane: Krenare për rrugëtimin tonë të përbashkët drejt BE-së

Kryeministri Edi Rama i përcolli një mesazh urimi homologes së tij italiane, Giorgia Meloni, pasi ajo vendosi rekordin historik si kryeministrja me mandatin më jetëgjatë në Republikën Italiane.

Urimi i Ramës përfshinte edhe batuta lidhur me zhvillimet politike në Itali, rolin e grave në pushtet dhe marrëdhëniet me Europën.

Të lidhura

None found

Meloni iu përgjigj kryeministrit shqiptar duke e cilësuar Shqipërinë një mike dhe partnere të çmuar. Ajo tha gjithashtu se Rama di ta ndërthurë ironinë me të vërteta që jo gjithmonë janë të rehatshme.

“Edi, miku im, të falënderoj nga zemra për këtë videomesazh. Si gjithmonë, arrin ta bashkosh ironinë me disa të vërteta jo fort të rehatshme!

Më gëzon fakti që, pas ndryshimeve të shumta të bashkëbiseduesve në Romë, më në fund ke arritur të krijosh pak më shumë afeksion për atë aktualin. Ndërrimi i shpeshtë i stolit nuk të ndihmon asnjëherë të ndërtosh diçka të qëndrueshme. Por, pasi gjen ekipin e duhur, bëhet më e lehtë të luash mirë dhe të arrish rezultate.

Gjatë këtyre viteve kemi ndërtuar një marrëdhënie të sinqertë dhe një bashkëpunim konkret, të cilat e kanë forcuar vazhdimisht lidhjen mes dy vendeve tona.

Shqipëria është një mike dhe partnere e çmuar. Jam krenare për rrugëtimin që po ndjekim së bashku, edhe në kuadër të Evropës. Të përqafoj përzemërsisht dhe shihemi së shpejti!”, shkruan Meloni.


Shtuar 5.09.2026 11:11

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomsuperbetin girişMarsbahisMarsbahisSuperbetinMarsbahisdeneme bonusuanında indexcasinofastgrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetCratosroyalbetVaycasinoCratosroyalbetVaycasinoHoliganbetHoliganbetPusulabetmatbetmarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobet1xbetdeneme bonusujojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerPusulabetJojobetjojobet girişJojobet GirişMarsbahisvaycasinojojobetCasibomMarsbahisjojobetJojobetmarsbahis girişroketbetcasibomBahsegelsekabetMarsbahis