Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se sot do të organizojë një konferencë për media.
Të lidhura
None found
Sipas njoftimit të partisë, takimi me gazetarët do të zhvillohet në orën 11:00, në hollin e Kuvendit të Kosovës.
Gjatë ditëve të fundit, PDK ka zhvilluar protesta dhe aksione para Qeverisë dhe në Kuvend, duke kërkuar që të thirret seanca konstituive. Përmes këtyre veprimeve, partia ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për shkelje të rendit kushtetues dhe uzurpim të institucioneve.
Një ditë më parë, kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, njoftoi se vazhdimi i saj është caktuar për 9 shtator. Ndërkohë, afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit përfundoi më 7 gusht.
