Teksa Izraeli po shkon drejt zgjedhjeve parlamentare të tetorit, aktivitetet elektorale po zënë gjithnjë e më shumë vend në hapësirën publike.
Kryeministri Benjamin Netanyahu ka nisur fushatën me një mesazh të drejtpërdrejtë, ku vëmendja përqendrohet te kundërshtarët e tij politikë dhe te figurat që ai i sheh si armiq apo kërcënime për Izraelin.
Të lidhura
None found
Mesazhi përcillet përmes një videoje të gjeneruar me inteligjencë artificiale, në të cilën shfaqen kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Zohrab Mamdani, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, dhe presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas.
Një prej skenave paraqet Mamdanin duke e cilësuar Erdoganin si “pro” dhe duke e pyetur nëse do të marrë pjesë në festën që do të organizohet pas humbjes së Netanyahut në zgjedhje.
Më vonë, Khamenei shfaqet i shtrirë në shtrat dhe i mbështjellë me allçi nga koka deri te këmbët, ndërsa në vazhdim të videos del edhe Mahmoud Abbas.
Skenari imagjinon të katër personazhet duke ndjekur në televizor lajmin për fitoren e Netanyahut. Pas njoftimit, Mamdani anulon festën, Khamenei rikthehet në bunker dhe Erdogan e mbyll telefonin.
Videoja mbyllet me mesazhin politik: “Armiqtë e Izraelit duan që Netanyahu të rrëzohet. Nuk duhet t’i lejojmë ata të fitojnë.”
Ky spot është pjesë e strategjisë së Netanyahut për ta paraqitur garën elektorale jo vetëm si një përballje me rivalët politikë, por edhe si një betejë kundër aktorëve që ai i konsideron rrezik për Izraelin.
