Aksident tragjik në Irlandë, treni godet automjetin në vendkalim: Vdes 12-vjeçari, babai përfundon në spital

Një djalë 12 vjeç humbi jetën në County Mayo të Irlandës, pasi automjeti me të cilin po udhëtonte u godit nga një tren në një vendkalim hekurudhor.

Të lidhura

None found

Përplasja u regjistrua të enjten, rreth orës 20:45, në Kiltybo, pranë Ballyhaunis. Pas njoftimit për aksidentin mes trenit dhe makinës, në zonë mbërritën policia irlandeze dhe ekipet e emergjencës.

Sipas BBC-së, 12-vjeçari ndodhej si pasagjer në automjet. Pavarësisht përpjekjeve të shërbimeve të emergjencës, ai u konstatua i vdekur në vendin e ngjarjes.

Burri rreth të 40-ave që drejtonte makinën u dërgua me ambulancë në spital, ku mori trajtim mjekësor. Autoritetet kanë bërë të ditur se dëmtimet e tij nuk paraqesin rrezik për jetën.

Të gjithë personat që udhëtonin në tren u evakuuan pa probleme, ndërsa nuk është raportuar asnjë i lënduar tjetër.

Hetues të specializuar për aksidentet rrugore pritet të zhvillojnë një ekspertizë teknike në vendngjarje. Për këtë arsye, rruga në zonën ku ndodhi përplasja vazhdon të jetë e bllokuar për qarkullimin.

Për ngjarjen është vënë në dijeni edhe Kroneri. Trupi i 12-vjeçarit është transportuar në morgun e Spitalit Universitar të Mayo-s, ndërsa autoritetet pritet të organizojnë autopsinë për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.


Shtuar 4.09.2026 10:55

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomsuperbetin girişMarsbahisMarsbahisSuperbetinMarsbahisonwin adresianında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomMarsbahisMarsbahisMarsbahisVaycasinoHoliganbetHoliganbetPusulabetmatbetmarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetonwin adresijojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerPusulabetJojobetjojobet girişJojobet GirişroketbetMarsbahispusulabetjojobetCasibomMarsbahisjojobetJojobetmarsbahis giriş