Dhjetë klubet që siguruan të ardhurat më të mëdha nga transferimet e verës

Afati kalimtar i verës 2026 ka sjellë rekorde të reja në shpenzimet për transferime, me Ligën Premier që vijon të jetë kampionati më investues në këtë drejtim.

Të lidhura

None found

Përveçse shpenzojnë shuma të mëdha, klubet angleze kanë përfituar ndjeshëm edhe nga shitja e futbollistëve. Veçanërisht të kushtueshme kanë qenë marrëveshjet mes skuadrave të Ligës Premier, ku vlerat e disa transferimeve kanë ngritur pikëpyetje.

Në listën e klubeve që kanë arkëtuar më shumë nga shitjet këtë verë, Chelsea renditet në vendin e parë. Skuadra londineze drejtohet nga Xabi Alonso.

Prania e klubeve angleze është dominuese në këtë klasifikim: gjashtë prej dhjetë ekipeve me të ardhurat më të larta vijnë nga Liga Premier.

Katër klubet e tjera janë PSG, RB Leipzig, Sportingu i Portugalisë dhe Strasbourg.

Renditja e plotë e skuadrave që kanë gjeneruar më shumë të ardhura nga transferimet gjatë kësaj vere është si më poshtë:

10 klubet që arkëtuan më shumë

Chelsea – 447.8 milionë euro

Aston Villa – 365.25 milionë euro

Manchester City – 337.02 milionë euro

PSG – 334.03 milionë euro

Newcastle United – 279.1 milionë euro

West Ham – 217.15 milionë euro

Strasbourg – 200.85 milionë euro

Sporting CP – 200.85 milionë euro

Brighton – 192.15 milionë euro

RB Leipzig – 175.75 milionë euro

Me 447.8 milionë euro të arkëtuara, Chelsea kryeson dukshëm, ndërsa Aston Villa dhe Manchester City zënë përkatësisht vendin e dytë dhe të tretë.

Të dhënat e këtij afati kalimtar konfirmojnë sërish kapacitetin financiar të klubeve të Ligës Premier, të cilat krahas investimeve rekord në blerje, sigurojnë edhe të ardhura të konsiderueshme nga shitja e lojtarëve.


sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomsuperbetin girişHoliganbetMarsbahisSuperbetinMarsbahisonwin adresianında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomMarsbahisMarsbahisMarsbahisVaycasinoHoliganbetHoliganbetPusulabetmatbetmarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetonwin adresijojobetcanlı casino siteleriPusulabetmarsbahis girişJojobetjojobet girişJojobet GirişroketbetHoliganbetbetnanojojobetCasibomMarsbahismeritkingJojobetmarsbahis giriş