Qytetarët janë mbledhur në sheshin Skënderbej, ndërsa protesta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama ka hyrë në ditën e 96.
Pas grumbullimit në shesh, protestuesit pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë.
Të lidhura
None found
Gjatë tubimit të një dite më parë morën pjesë edhe studentë, të cilët mbanin pankarta me mesazhet “Bashkohuni studentë, kombi na thërret” dhe “Studentët janë këtu”. Prania e tyre u prit me thirrjet “Pa rini nuk ka Shqipëri”.
Protestuesit po përqendrojnë vëmendjen te 7 shtatori, datë kur aksioni pritet të shënojë ditën e 100-të.
Në bazë të paralajmërimeve të dhëna gjatë protestës së së mërkurës, synimi për atë ditë është një mobilizim edhe më i gjerë. Protestuesit kanë deklaruar se do të përpiqen të rrethojnë të gjithë godinën e Kryeministrisë.
