Luka Modriç, e mendon një rikthim te Real Madrid pasi ta mbyllë me futbollin e luajtur. Për këtë nuk e ka fshehur dëshirën e tij, ndërsa vendos një kusht.
“Shpresoj të jem në gjendje të kthehem. Madridi është shtëpia ime dhe do të doja shumë të kthehesha, por nuk dua ta bëj vetëm për të qenë atje. Dua të jem i dobishëm, të ndihmoj Real Madridin dhe të punoj për Real Madridin, jo vetëm të jem te Real Madrid”, u shpreh Modriç.
Të lidhura
None found
Kroati po e mbyll karrierën te Milani. Në moshën 40-vjeçare akoma po merr minuta në një nga kampionatet më të forta të Europës.
