Tragjedi familjare në Francë/ Vret dy fëmijët dhe vjehrrën, i dërgon ish-gruas videon me mesazhin “Këtë meriton” dhe më pas vetëvritet

Katër persona janë gjetur pa jetë në një zonë kampingu në qytetin Gy, në lindje të Francës, në një tragjedi që ka tronditur komunitetin vendas.

Të lidhura

None found

Mes viktimave janë dy fëmijë, të moshës 6 dhe 9 vjeç, babai i tyre 42-vjeçar, Jean-Paul Monnot, si dhe vjehrra e tij, e cila ishte njëkohësisht gjyshja e fëmijëve.

Nga të dhënat e para të hetimit dhe informacionet e publikuara nga mediat lokale, dyshimet janë përqendruar te babai i dy fëmijëve si autor i ngjarjes.

Gazeta franceze “L’Est Républicain” raporton se 42-vjeçari dyshohet se vrau familjarët me armë zjarri, përpara se ta kthente armën nga vetja dhe t’i jepte fund jetës.

Ai dyshohet gjithashtu se e filmoi ngjarjen dhe ia dërgoi videon bashkëshortes, me të cilën ndodhej në proces ndarjeje. Sipas të njëjtave burime, videon e shoqëroi me një frazë kërcënuese drejtuar asaj.

Trupat e pajetë u zbuluan në mbrëmjen e 2 shtatorit, në kampingun ku familja kishte vendosur mjetet e saj. Një nga viktimat ndodhej brenda një furgoni, ndërsa tre të tjerët u gjetën në një kamping.

Autoritetet franceze kanë hapur hetime për të sqaruar plotësisht rrethanat e tragjedisë. Çifti ishte duke u divorcuar dhe, sipas burimeve të referuara nga mediat franceze, përpara ndarjes po ndërtonte një shtëpi.


Shtuar 3.09.2026 15:25

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomsuperbetin girişHoliganbetMarsbahisvaycasinoMarsbahisultrabet adresianında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomholiganbetnatobetpusulabetpusulabetsüperbetinsüperbetinmarsbahismatbetmarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetultrabet adresijojobetcanlı casino siteleriholiganbetmarsbahis girişJojobetjojobet girişJojobet GirişroketbetHoliganbetbetnanojojobetCasibomMarsbahismeritkingJojobet