Amir Abrashi shënon ndaj St. Gallenit dhe prin Grasshopperin drejt suksesit

Edhe pse është 36 vjeç, Amir Abrashi vazhdon të ketë rol të rëndësishëm te Grasshopperi, duke dëshmuar sërish vlerën e tij në fushë.

Kapiteni shqiptar ishte ndër emrat kryesorë në triumfin 2-0 të skuadrës zvicerane përballë St. Gallenit, në kuadër të Superligës së Zvicrës.

Të lidhura

None found

Abrashi e gjeti rrjetën në minutën e 36-të, ndërsa kontribuoi edhe në mesfushë me një paraqitje solide, duke ndihmuar Grasshopperin të administronte avantazhin dhe të përfundonte ndeshjen pa pësuar gol.

Ky realizim vjen si një tjetër moment pozitiv për të në startin e sezonit. Pas një periudhe gjashtëvjeçare pa shënuar në Superligën e Zvicrës, Abrashi tashmë ka dy gola në pesë xhirot e para.

Bilanci i tij në pesë ndeshjet e para është tri kontribute në gola: dy realizime dhe një asistim.

Mesfushori kishte shënuar më parë kundër Servettes, ndërsa ndaj Vaduzit ishte regjistruar si asistues. Në takimin e fundit, ai realizoi sërish, këtë herë përballë St. Gallenit.

Përvoja dhe aftësitë drejtuese e mbajnë Abrashin ndër lojtarët më të rëndësishëm të Grasshopperit. Pavarësisht moshës, kapiteni shqiptar vazhdon të jetë një pikë kyçe për ekipin zviceran.

Një pjesë të konsiderueshme të karrierës së tij Abrashi e ka kaluar te Grasshopperi, me të cilin ka krijuar një raport të veçantë dhe ku tashmë vlerësohet si një nga figurat më të spikatura të viteve të fundit. /Telegrafi/


sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomsuperbetin girişHoliganbetMarsbahisHoliganbetMarsbahissahabetanında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomHoliganbetMarsbahisHoliganbetPusulabetvaycasinoBetwoonCratosroyalbetmatbetmarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetsahabetjojobetddeneme bonusu VEREN SitelerCratosroyalbetmarsbahis girişJojobetjojobet girişJojobet GirişmarsbahisroketbetHoliganbetmarsbahisjojobetCasibomMarsbahis