Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara kanë zhvilluar gjatë natës një sulm të fuqishëm kundër Iranit, ndërsa theksoi se forcat amerikane janë të gatshme për veprime të reja sa herë që do ta shohin të nevojshme.
Të lidhura
None found
Gjatë një prononcimi për mediat në Zyrën Ovale, Trump bëri të ditur se objektivat iraniane janë goditur dhe se infrastruktura e re e ngritur përgjatë ngushticës së Hormuzit është shkatërruar.
“Mbrëmë i goditëm rëndë. Shkatërruam të gjithë infrastrukturën e re që ata kishin tentuar të ndërtonin përgjatë ngushticës së Hormuzit”, tha presidenti i SHBA-së.
Trump e përshkroi operacionin e kryer një natë më parë si një sulm “shumë të rëndë” dhe paralajmëroi se një tjetër goditje mund të ndodhë në çdo çast.
“Sulmi i mbrëmshëm ishte shumë i rëndë dhe ne jemi gati të ndërmarrim një tjetër në çdo moment që ta konsiderojmë të nevojshme”, u shpreh ai.
