Një 17-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në një aksident të rëndë të regjistruar në periferi të Shkodrës.
Policia bëri të ditur paraprakisht se ngjarja ndodhi rreth orës 14:20 në fshatin Golem. Dyshohet se automjeti që drejtohej nga shtetasi A. M., 50 vjeç, u përplas me një motomjet ku udhëtonin dy persona.
Të lidhura
None found
Përplasja rezultoi fatale për 17-vjeçarin, ndërsa shtetasi E. N., 28 vjeç, i cili ndodhej gjithashtu në motomjet, mbeti i plagosur. Ai u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku po trajtohet nga mjekët.
Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit, A. M., u shoqërua në ambientet e Policisë për kryerjen e procedurave të mëtejshme. Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e aksidentit tragjik.
