Pas disa reshjeve dhe stuhive të izoluara që mund të shfaqen me nisjen e shtatorit, veçanërisht në zonat malore, Italia po përgatitet për valën e gjashtë të të nxehtit afrikan. Sipas La Republicca-s, kjo situatë pritet të jetë vetëm një ndërprerje e përkohshme, përpara rikthimit të temperaturave të larta.
Të lidhura
None found
Parashikimet e meteorologëve tregojnë se temperaturat do të qëndrojnë mbi normat sezonale. Në Romë, ato mund të ngjiten sërish në 36-37 gradë Celsius, ndërsa nga e enjtja një anticiklon i fuqishëm, i njohur si “Heat Dome” ose kupola e nxehtësisë, mund të shtrihet mbi Italinë dhe pjesë të mëdha të Europës. Zonat e prekura mund të përfshijnë Gjermaninë, Zvicrën, Francën dhe Austrinë.
Gjatë fundjavës pritet që anticikloni afrikan të mbizotërojë, ndërsa vjeshta nis zyrtarisht më 23 shtator. Në veri të Italisë, devijimi i temperaturave nga mesatarja sezonale mund të jetë veçanërisht i theksuar. Në Milano, termometri mund të arrijë deri në 36°C, një nivel i pazakontë për muajin shtator që, nëse konfirmohet, do të mund të thyente rekordin historik të temperaturave për këtë periudhë.
Meteorologët shpresojnë që zgjatja e netëve, të cilat po bëhen gjithnjë e më të gjata, të ndihmojë në uljen graduale të kësaj vape të pazakontë dhe të sjellë lehtësim pas një vere të jashtëzakonshme.
