Negociatat mes Romës dhe Chelseat për transferimin e mesfushorit Manu Kone janë vënë në pritje, pasi trajneri Gian Piero Gasperini dhe drejtori sportiv Tony D’Amico kundërshtojnë largimin e futbollistit francez.
La Gazzetta dello Sport raporton se klubi italian ka refuzuar ofertën e paraqitur nga Chelsea për 24-vjeçarin.
Të lidhura
None found
Oferta fillestare e londinezëve kapte vlerën e 60 milionë eurove, ndërsa pjesë e propozimit ishte edhe huazimi i Jamie Gittens te Roma, në Olimpico.
Megjithatë, qëndrimi i prerë i Gasperinit dhe D’Amicos ka bërë që pronarët e klubit të ngrijnë diskutimet me Chelsean.
Kone ishte përmendur edhe si objektiv i Manchester United, por “Djajtë e Kuq” nuk kanë bërë asnjë ofertë për mesfushorin francez gjatë afatit kalimtar të verës.
Nuk dihet ende nëse Chelsea do të rikthehet me një propozim të ri për Konen, veçanërisht pas marrëveshjes për shitjen e Enzo Fernandezin te Manchester City.
Ndërkohë, klubet e Ligës Premier kanë kohë deri sot në mesnatë, në orën 00:00, për të mbyllur transferimet, ndërsa skuadrat e Serie A mund të blejnë lojtarë të rinj deri në orën 20:00.
