Bylisi ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit argjentinas Enzo Lopez. Futbollisti 28-vjeçar aktivizohet si qendërsulmues, ndërsa vlera e tij në treg, sipas “Transfermarkt”, llogaritet në 350 mijë euro.
Transferimi vjen vetëm pak ditë përpara startit të Kategorisë së Parë, ku skuadra ballshiote synon të sigurojë ngjitjen në Superiore.
Të lidhura
None found
“FK Bylis ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e sulmuesit argjentinas Enzo Lopez. Sulmuesi ‘9’ vjen për të shtuar forcë dhe cilësi në repartin ofensiv të skuadrës sonë, duke nënshkruar një kontratë 1+1 me klubin. Mirë se vjen në familjen kuqe e bardhë, Enzo”, njoftoi klubi i Bylisit.
