Bekim Sejdiu, kandidati që synon të zhbllokojë marrëveshjen Kurti-Abdixhiku për Presidencën e Kosovës

Pas disa javësh bisedimesh dhe një periudhe të gjatë bllokimi institucional, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë gjetur një emër të përbashkët për postin e Presidentit të Kosovës: profesorin dhe ish-gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Bekim Sejdiu.

Të lidhura

None found

Marrëveshjen e bëri publike të hënën, më 31 gusht, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas takimit me liderin e LVV-së, Albin Kurti. Abdixhiku tha se, pas shqyrtimit të emrave të propozuar, dy partitë janë pajtuar për kandidaturën e prof. dr. Bekim Sejdiut.

Vetë Sejdiu konfirmoi se e ka pranuar propozimin për të garuar për President, duke e lidhur vendimin me rrethanat e veçanta politike në të cilat ndodhet Kosova. Ai tha se ndihet i nderuar për besimin e dhënë nga të dyja partitë politike.

Dakordimi ndërmjet Kurtit dhe Abdixhikut vjen në një fazë kritike për funksionalizimin e institucioneve dhe parandalimin e një krize të re politike. Pas një kohe të gjatë të ngërçit institucional, çështja tashmë pritet të zhvendoset nga negociatat mes liderëve në Kuvendin e Kosovës, ku kandidatura duhet të marrë votat e deputetëve.

Pyetja kryesore mbetet nëse Sejdiu do të arrijë të sigurojë mbështetje përtej LVV-së dhe LDK-së dhe nëse do të mund të shndërrohet në një figurë konsensuale për shumicën e forcave politike. Rezultati i votimit në Kuvend do të përcaktojë nëse marrëveshja e dy partive do të çojë në zgjedhjen e Presidentit dhe në rikthimin e funksionimit normal të institucioneve.

Për zhvillimet e fundit kanë dhënë vlerësimet e tyre për gazetën “Bota sot” analistët politikë Gani Qarri dhe Gani Mehmeti, të cilët e kanë mirëpritur kandidaturën e Bekim Sejdiut, ndonëse kanë qëndrime të ndryshme për mundësinë e sigurimit të votave në Kuvend.

Image

Qarri: Marrëveshja Kurti-Abdixhiku është zgjidhja më e mirë në rrethanat aktuale

Analisti Gani Qarri e cilëson marrëveshjen ndërmjet Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut si zhvillimin më të përshtatshëm që mund të arrihej në situatën aktuale politike të Kosovës.

Sipas Qarrit, marrëveshja duhet kuptuar si një hap në interes të shtetit dhe qytetarëve, e jo si një përpjekje për të rritur apo përmirësuar imazhin e partive politike. Ai e konsideron atë një shembull që mund të vlejë edhe për të ardhmen, pasi, sipas tij, qëndron mbi interesat partiake dhe nuk është instrument i liderëve.

Qarri shprehet se propozimi për Sejdiun është një zgjidhje realiste për problemin e zgjedhjes së Presidentit. Ai vlerëson se, duke pasur parasysh përgatitjen dhe përvojën e kandidatit në institucione, politikë dhe diplomaci, të gjitha partitë e përfaqësuara në Kuvend duhet ta mbështesin, pavarësisht bindjeve apo pozicionit politik.

Analisti e vlerëson veçanërisht formimin e Sejdiut në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe diplomatike, si dhe njohuritë e tij në fushën e demokracisë, të drejtave të njeriut, qeverisjes dhe çështjeve evropiane. Për Qarrit, ky kombinim e bën atë një kandidat të kompletuar dhe të përshtatshëm për postin e Presidentit.

Qarri thekson se në situatën e tanishme, stabiliteti politik, qeverisja e qëndrueshme dhe funksionimi i shtetit lidhen drejtpërdrejt me zgjedhjen e Presidentit. Për këtë arsye, ai mendon se emri i propozuar nga LVV-ja dhe LDK-ja duhet të mbështetet nga të gjitha subjektet parlamentare dhe të votohet që në seancën e parë të Kuvendit.

Sipas tij, Sejdiu ka ndërtuar ndër vite një profil të gjerë institucional, diplomatik, juridik dhe akademik. Ai e përshkruan si një personalitet me përgatitje të lartë profesionale, që ka drejtuar institucione të rëndësishme dhe ka përfaqësuar Kosovën në nivele të larta politike e diplomatike.

Qarri vlerëson se fakti që LVV-ja dhe LDK-ja, pas javësh negociatash dhe një bllokade të zgjatur institucionale, janë pajtuar pikërisht për një figurë të njohur si Bekim Sejdiu, përbën një zhvillim pozitiv për vendin.

Analisti beson se kjo kandidaturë mund të kapërcejë ndarjet partiake. Ai thekson se Sejdiu është profesor, përfaqësues diplomatik, ambasador dhe ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, ndërsa ka një emër të njohur edhe në fushën juridike, përveç asaj diplomatike dhe institucionale.

Sipas Qarrit, kandidatura nuk lidhet me egon e ndonjë force politike, por me interesin e qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës. Për këtë arsye, ai shpreson se do të pranohet nga të gjitha palët dhe se do t’i japë fund ngërçit politik.

Ai thotë se pajtimi mes Kurtit dhe Abdixhikut është arritur në një moment vendimtar, kur institucionet duhet të bëhen funksionale dhe vendi duhet të shmangë një tjetër krizë politike. Në vlerësimin e tij, zgjedhjet e parakohshme nuk do të garantonin zgjidhjen e situatës, pasi dy-tri palë zgjedhjet e mëparshme nuk sollën ndryshime të mëdha në mbështetjen e partive dhe nuk e tejkaluan ngërçin për zgjedhjen e Presidentit.

Qarri vlerëson se Sejdiu i përmbush kriteret që partitë politike kanë përmendur më herët për kreun e shtetit. Ai e konsideron një person të dëshmuar në profesion, me përgatitje të lartë shkollore, përvojë diplomatike dhe angazhime politike e juridike, të cilat i ka ushtruar me sukses.

Sipas tij, Sejdiu është kandidati i duhur për postin e duhur, në kohën e duhur. Qarri shton se vetë kandidati ka bërë të qartë se interesat e Kosovës dhe të qytetarëve do t’i vendosë mbi interesat e partive politike dhe pretendimet grupore apo individuale të liderëve.

Analisti mendon se profili i Sejdiut mund t’i bashkojë votat edhe jashtë dy partive që e kanë propozuar. Ai e sheh atë si një pikë takimi të mundshme mes pozitës, opozitës dhe deputetëve të komuniteteve.

Qarri shpreson se kjo marrëveshje do të çojë në zgjedhjen e Presidentit, në mënjanimin e ngërçit, në parandalimin e zgjedhjeve të parakohshme dhe në zgjidhjen e problemeve aktuale politike në Kosovë.

Në fund, ai paralajmëron se sfida e vërtetë për zgjedhjen e Presidentit tashmë është zhvendosur në Kuvend. Qarri shprehet se, pavarësisht kundërshtimeve dhe qëndrimeve që mund ta zgjasin procesin, deputetët duhet të marrin parasysh nevojën urgjente të Kosovës për një President, institucione të qëndrueshme dhe qeverisje stabile.

Mehmeti: Votat në Kuvend janë nyja kryesore e procesit

Analisti Gani Mehmeti e quan marrëveshjen ndërmjet Kurtit dhe Abdixhikut një dakordim të shumëpritur, por thekson se vështirësia kryesore tani qëndron te sigurimi i votave të nevojshme në Kuvend.

Mehmeti thotë se qytetarët e kanë pritur me padurim këtë marrëveshje, e cila, sipas tij, vjen në një moment të rëndësishëm për funksionalizimin e institucioneve dhe shmangien e një krize të re politike. Ai e konsideron të pakuptueshme dhe të papritur që deputetë të dalin kundër një dakordimi të tillë.

Sipas tij, së paku deputetët e LVV-së dhe LDK-së duhet ta votojnë kandidatin e përbashkët. Megjithatë, Mehmeti vlerëson se edhe partitë e tjera do të duhej ta mbështesnin Sejdiun, në mënyrë që Presidenti të shihej si përfaqësues i të gjitha forcave politike dhe jo vetëm i dy subjekteve që e kanë propozuar.

Image

Ai e sheh marrëveshjen për një kandidat konsensual si një mesazh pozitiv dhe si dëshmi të bashkëpunimit mes LVV-së dhe LDK-së. Sipas Mehmetit, këto dy parti duhet të vazhdojnë të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën.

Megjithatë, Mehmeti është më skeptik për mundësinë që Sejdiu të marrë vota përtej LVV-së dhe LDK-së. Ai u referohet qëndrimeve të PDK-së dhe AAK-së, të cilat, sipas tij, e vështirësojnë krijimin e një konsensusi më të gjerë opozitar.

Analisti thekson se, bazuar në qëndrimet e shprehura deri tani, figura e Bekim Sejdiut mund të mos i bashkojë votat e partive të tjera. Ai shton se deputetët e komuniteteve, në shumicën e tyre, janë me LVV-në dhe LDK-në.

Për këtë arsye, Mehmeti mendon se marrëveshja e arritur mes dy liderëve nuk mund të konsiderohet ende si përfundim i krizës institucionale. Sipas tij, gjithçka do të varet nga votimi në Kuvend dhe veçanërisht nga qëndrimi i deputetëve të LDK-së.

Ai vlerëson se marrëveshja do të mjaftonte për ta mbyllur krizën, sikur të gjithë deputetët e LDK-së ta votonin kandidaturën e Sejdiut. Në të kundërtën, sipas Mehmetit, vendi mund të përballet me një krizë tjetër politike.

Kandidatura e Bekim Sejdiut tashmë ka kaluar fazën e negociatave ndërmjet Kurtit dhe Abdixhikut. Hapi vendimtar pritet të zhvillohet në Kuvend, ku do të përcaktohet nëse ai do të sigurojë mbështetjen e nevojshme.

Nëse kandidati arrin të marrë vota të mjaftueshme dhe përkrahje të gjerë, zgjedhja e tij mund të shënojë përfundimin e një prej ngërçeve më të gjata institucionale në Kosovë.


sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahisstarzbetjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomholiganbetholiganbetmarsbahismarsbahismarsbahispusulabetpusulabetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetstarzbetjojobetGrandPashabet Türkiyepusulabetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobet girişJojobet GirişmarsbahisHoliganbetextrabetmarsbahis giriş