Raketat iraniane drejt dy bazave amerikane në Jordani, Trump paralajmëron përgjigje të ashpër ndaj Teheranit

Presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi se forcat e SHBA-së do ta godasin Iranin “ashpër”, pasi Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) lëshoi raketa ndaj dy bazave amerikane në Jordani. Ndërkohë, sekretari i Thesarit, Scott Bessent, tha se Uashingtoni do të shtojë presionin ekonomik mbi Teheranin.

Të lidhura

None found

“Do t’i godasim ashpër”, i tha Trump një gazetari të Fox News më 31 gusht. “Do të ketë përgjigje”, shtoi presidenti amerikan.

Trump deklaroi se sistemet amerikane të mbrojtjes ajrore kishin ndaluar të gjitha raketat iraniane që mund të shkaktonin dëme. Kjo deklaratë erdhi pasi IRGC-ja pretendoi se kishte goditur me raketa balistike bazat Mbreti Husein dhe Al Azrak në Jordani, duke shkaktuar “dëme të mëdha”.

Pretendimet e IRGC-së shpesh përmbajnë ekzagjerime, ndërsa raportet për sulmet nuk mund të konfirmoheshin menjëherë.

Raketat ndaj objektivave në Jordani u lëshuan pasi forcat amerikane sulmuan raketahedhësit në ishullin iranian Larak. Ky ishte sulmi i parë i raportuar publikisht nga SHBA-ja kundër pozicioneve ushtarake iraniane në më shumë se një muaj.

Fox News raportoi gjithashtu se Trump e ka cilësuar si shumë të madh ndikimin e masave të ashpra ekonomike ndaj Teheranit. Ekonomia e Iranit, sipas tij, ndodhet pranë kolapsit pas vitesh sanksionesh perëndimore, ndërsa vendi tani po përballet edhe me një bllokadë detare amerikane.

Bessent tha se shkëmbimi i fundit i zjarrit mes SHBA-së dhe Iranit tregoi se Teherani po “reagon me forcë”, pasi sanksionet e reja po shkaktojnë çrregullime të mëdha në ekonominë iraniane.

Gjatë një takimi të 20 ministrave të financave dhe drejtuesve të bankave qendrore në shtetin amerikan të Karolinës së Veriut, sekretari i Thesarit u tha gazetarëve: “Ata po e marrin shumë seriozisht… janë të tronditur nga gjendja e ekonomisë së tyre”.

“Do të thosha se ata po reagojnë në mënyrë kinetike, sepse po humbasin ekonomikisht”, deklaroi Bessent, duke sqaruar se termi i përdorur i referohet veprimeve ushtarake.

“Ne do të vazhdojmë të ushtrojmë presion dhe tashmë kemi pasur diskutime shumë të mira këtu”, shtoi ai.

Sipas Bessent, “javët ose muajt” e ardhshëm mund të sjellin një pikë kthese në fushatën amerikane të presionit. Ai theksoi se për arritjen e objektivave të SHBA-së mund të mos jetë e domosdoshme që ekonomia iraniane të pësojë një kolaps të plotë.

Ministri francez i Financave, Roland Lescure, tha në takimin e G20-ës se “të gjithë duhet të punojmë për këtë”.

“SHBA-ja ka një qëndrim lidhur me mënyrën se si të forcohen sanksionet. Do të diskutojmë me ta nëse mund të ndihmojmë në këtë drejtim”, u shpreh Lescure.

Më 24 gusht, SHBA-ja nisi një fushatë sanksionesh të quajtur “ofensiva ekonomike”, e cila synon të godasë rrjetet financiare iraniane në mbarë botën./REL


Shtuar 1.09.2026 08:53

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahisstarzbetjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomholiganbetholiganbetmarsbahismarsbahismarsbahispusulabetpusulabetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetstarzbetjojobetGrandPashabet Türkiyepusulabetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobet girişJojobet GirişmarsbahisHoliganbetmatbetmarsbahis giriş