Julian Alvarez i thotë “jo” Arsenalit në ditën e fundit të afatit kalimtar

Julian Alvarez ka refuzuar zyrtarisht ofertën e Arsenalit, duke rrëzuar përpjekjen e klubit londinez për të përforcuar sulmin në ditën e fundit të afatit kalimtar.

Të lidhura

None found

Gazetari Alex Silvestre raportoi ekskluzivisht në “El Chiringuito” se sulmuesi argjentinas ia ka bërë të qartë drejtpërdrejt Arsenalit se nuk dëshiron të transferohet në Ligën Premier.

Që prej kalimit nga Manchester City te Atletico Madrid, Alvarez është shndërruar në një prej futbollistëve kryesorë të skuadrës spanjolle. Për momentin, ai ka vendosur të qëndrojë në Spanjë dhe nuk e sheh si opsion rikthimin në futbollin anglez.

Interesimi i Arsenalit u shtua ndjeshëm gjatë orëve të fundit të merkatos, ndërsa Mikel Arteta e konsideronte argjentinasin një alternativë të rëndësishme për repartin ofensiv.

Megjithatë, vendimtare ka rezultuar zgjedhja e vetë lojtarit. Alvarez ka në plan një transferim te Barcelona, klubin që e sheh si destinacionin e tij të preferuar për të ardhmen.

Kështu, përpjekjet e Arsenalit kanë përfunduar pa sukses dhe përgjigjja e Alvarez për një rikthim në Ligën Premier ka qenë e prerë: “JO”.


sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahisstarzbetjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomholiganbetholiganbetmarsbahismarsbahismarsbahispusulabetpusulabetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetstarzbetjojobetGrandPashabet Türkiyepusulabetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobet girişJojobet GirişmarsbahisHoliganbetmatbetmarsbahis giriş