Pothuajse 25 vjet pas 11 shtatorit, kanceret e lidhura me sulmet janë shtuar me 1,680% gjatë dekadës së fundit

Teksa afrohet 25-vjetori i sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara, pasojat shëndetësore të kësaj tragjedie vazhdojnë të bëhen gjithnjë e më të rënda.

Shifrat e fundit të Programit Shëndetësor të Qendrës Botërore të Tregtisë evidentojnë një rritje dramatike të rasteve të kancerit te personat që u ekspozuan ndaj kushteve toksike pranë Ground Zero.

Të lidhura

None found

Rastet e certifikuara të kancerit te të mbijetuarit e Kullave Binjake, banorët dhe punonjësit e Manhattanit të Poshtëm, si edhe ata që punuan mbi ose pranë rrënojave, kanë arritur në 57,044 këtë vit, nga 3,204 që ishin në vitin 2015.

Në një periudhë dhjetëvjeçare, kjo nënkupton një shtim prej afërsisht 1,680%. Shqetësim të veçantë po ngjall edhe rritja e diagnozave për format e rralla të kancerit.

“Fatkeqësisht, po humbasim rreth dy klientë në ditë dhe po shohim një certifikim të ri për kancer çdo 50 minuta”, deklaroi për New York Post avokati Michael Barras, zyra e të cilit përfaqëson mijëra pjesëmarrës në Programin Shëndetësor të Qendrës Botërore të Tregtisë.

Për herë të parë, rastet e kancerit mes personave që jetuan, punuan ose frekuentuan shkolla pranë Ground Zero kanë kaluar numrin e rasteve te ndihmësit e parë, përfshirë zjarrfikësit dhe oficerët e policisë, të ekspozuar për kohë të gjatë ndaj mjedisit toksik pas sulmeve.

Të mbijetuarit kanë tashmë 28,913 raste kanceri, krahasuar me 694 raste të regjistruara në vitin 2015, ose një rritje prej 4,066%. Nga ana tjetër, shpëtimtarët dhe ndihmësit e parë numërojnë 28,131 raste të certifikuara.

Rritje e kancereve të rralla

Mes të mbijetuarve dhe shpëtimtarëve janë evidentuar 82 raste të kancerit të gjëndrës së timusit, një organ i vogël në pjesën e sipërme të kraharorit. Këto tumore përfaqësojnë më pak se 1% të të gjitha rasteve të kancerit.

Janë regjistruar gjithashtu 591 raste të kancerit neuroendokrin, një kategori tumoresh të rralla që shfaqen më shpesh në pankreas, zorrë, mushkëri ose gjëndrat mbiveshkore. Vetëm në periudhën nga marsi deri në qershor, numri i këtyre rasteve te të mbijetuarit e 11 shtatorit u rrit me 6%.

Një çështje tjetër shqetësuese është numri i meshkujve të diagnostikuar me kancer gjiri pas ekspozimit ndaj ajrit toksik në zonën e Ground Zero. Deri tani janë dokumentuar 188 raste.

Po ashtu, janë raportuar 163 raste të kancerit të trurit. Vetëm në tremujorin e fundit u shtuan 14 raste të reja, që përbëjnë një rritje prej 9%.

67% e anëtarëve të programit kanë diagnozë kanceri

Të dhënat e Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) tregojnë se, deri në qershor të këtij viti, 67% e 145,275 anëtarëve aktualë të Programit Shëndetësor të Qendrës Botërore të Tregtisë janë certifikuar me të paktën një nga 69 llojet e kancerit të lidhura me ekspozimin ndaj toksinave të 11 shtatorit.

Shtimi i diagnozave shpjegohet pjesërisht edhe me plakjen e popullsisë së shpëtimtarëve dhe të mbijetuarve, ku pjesa më e madhe kanë arritur tashmë fundin e të 50-ave, të 60-at ose fillimin e të 70-ave.

Mbi 9,400 vdekje të lidhura me pasojat e 11 shtatorit

Një tjetër dëshmi e ndikimit afatgjatë të tragjedisë është numri i personave që kanë humbur jetën nga sëmundje të lidhura me ekspozimin pas sulmeve.

Deri më tani, të paktën 9,425 persona kanë vdekur nga sëmundje që lidhen me pasojat e 11 shtatorit. Ky numër është më shumë se trefishi i 2,977 njerëzve që humbën jetën në ditën e sulmeve, më 11 shtator 2001.

“11 shtatori nuk mbaroi më 11 shtator. Ora e kancerit po ecën 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë”, tha Barras.

Ndër mijëra njerëzit e prekur ndodhet edhe Leslie Lane, 76 vjeçe, e cila punonte për Merrill Lynch në Qendrën Financiare Botërore, përballë Qendrës Botërore të Tregtisë, në kohën e sulmeve.

Ajo ishte në zyrë kur aeroplanët goditën Kullat Binjake dhe kujton renë e dendur të pluhurit që pa gjatë evakuimit.

“Mund të shijoje pluhurin. Mund të shijoje karburantin, një erë të yndyrshme benzine”, rrëfeu ajo për New York Post.

Dy ditë pas sulmeve, Lane u zhvendos në një zyrë tjetër në Broadway, ku ndihmoi për organizimin e transportit të avokatëve të Merrill Lynch. Në nëntor, ajo u rikthye në punë në qendër të qytetit.

Gjatë një kontrolli rutinë në vitin 2020, ajo u diagnostikua me kancer të timusit. Tumori u hoq me ndërhyrje kirurgjikale në Memorial Sloan Kettering dhe që prej asaj kohe nuk është shfaqur sërish.

Lane është e bindur se sëmundja e saj ka lidhje me ekspozimin ndaj substancave toksike në Ground Zero.

“Kanceri i timusit është një formë shumë e rrallë e kancerit. Unë nuk pi alkool. Nuk pi duhan”, u shpreh ajo, duke kujtuar se për muaj të tërë pas sulmeve vazhdonte të ndiente në ajër shijen e karburantit.

“Na thuhej vazhdimisht se ajri ishte i sigurt. Nuk besoj se ishte”, tha ajo.


Shtuar 31.08.2026 16:58

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisromabetMarsbahisstarzbetjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomromabetSupertotobetpusulabetmarsbahisholiganbetmarsbahisPusulabetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetstarzbetjojobetGrandPashabet TürkiyeHoliganbetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişJojobet GirişJojobet GirişJojobetlunabetmarsbahis