Zjarri përhapet në fshatrat e Ulzës, vijojnë operacionet e ndërhyrjes nga toka dhe ajri

Vatra e zjarrit që shpërtheu të dielën në masivin pyjor me dushqe dhe shkurre në fshatin Madhe, pjesë e Njësisë Administrative Ulzë në Bashkinë Mat, vijon të jetë jashtë kontrollit.

Era e fortë dhe bimësia e thatë kanë ndihmuar përhapjen e shpejtë të flakëve, pavarësisht angazhimit të punonjësve të Shërbimit Zjarrfikës, Shërbimit Pyjor, Mbrojtjes Civile dhe administratës së Bashkisë Mat.

Të lidhura

None found

Gjatë së hënës zjarri u shtri edhe drejt fshatrave Madhesh, Trodhën dhe Lundre, duke përfshirë në flakë edhe sipërfaqe me pishë të zezë. Një fermë lopësh u përball me rrezikun e zjarrit, ndërsa disa kafshë, të shpërndara nga tymi, ende nuk janë gjetur nga barinjtë. Flakët janë afruar gjithashtu pranë banesave.

Operacioni është mbështetur edhe nga ajri, me ndërhyrjen e një helikopteri gjatë dy ditëve të fundit. Megjithatë, përmasat e mëdha të perimetrit të zjarrit nuk kanë lejuar izolimin e plotë të flakëve.

Në terren janë angazhuar dhjetëra forca, por përballja me situatën mbetet e vështirë për shkak të terrenit të thyer malor dhe mungesës së rrugëve automobilistike që do të mundësonin afrimin e mjeteve zjarrfikëse.

Shqetësuese paraqitet edhe situata në masivin pyjor të fshatit Sllatinë në Dibër, si dhe në vatrat e zjarrit në fshatin Vajkaj, pranë Bulqizës, dhe në Qafë Helmes. Ndërkohë, zjarri në Ballenjë të Martaneshit është shuar pas reshjeve të shiut.


sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisromabetMarsbahisstarzbetjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomromabetSupertotobetpusulabetmarsbahisholiganbetmarsbahisPusulabetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetstarzbetjojobetGrandPashabet TürkiyeHoliganbetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişJojobet GirişJojobet GirişJojobetpusulabetmarsbahis