Gazment Bardhi: Tirana është mbuluar nga mbeturinat, ndërsa qytetarët paguajnë për një incenerator që nuk ekziston

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka denoncuar gjendjen e rënduar të menaxhimit të mbetjeve në Tiranë, duke e akuzuar qeverinë për dështim administrativ dhe keqpërdorim të fondeve publike.

Sipas tij, qytetarët shqiptarë vazhdojnë të paguajnë për një incenerator që nuk ekziston, ndërkohë që kryeqyteti po përballet me grumbullimin e mbeturinave në hapësirat publike.

Të lidhura

None found

Bardhi e përshkruan situatën si pasojë të një modeli qeverisjeje të papërgjegjshme, ku pagesat kryhen, por shërbimi mungon dhe përgjegjësia mbulohet me propagandë.

Gjithashtu, ai thotë se mbetjet janë përhapur në hapësirat publike dhe se qytetarët përballen çdo ditë me pasojat e menaxhimit të dobët.

“Shqiptarët vazhdojnë të paguajnë për një incenerator që nuk ekziston, ndërsa Tirana po mbytet nga plehrat”, shprehet kreu i grupit parlamentar të PD-së.

Ai e konsideron skandaloze dhe të papranueshme që një vend që synon anëtarësimin në Bashkimin Europian të shfaqet përpara botës me qytete të mbuluara nga mbeturinat, ndërsa miliona paguhen për një incenerator që nuk ekziston.

“Plehrat kanë zaptuar çdo cep të Shqipërisë, madje edhe zemrën e saj, Tiranën. Ndërsa qytetarët përballen çdo ditë me këtë realitet të turpshëm, pushteti vazhdon të sillet sikur nuk sheh, nuk dëgjon dhe nuk mban përgjegjësi”, deklaron Bardhi.

Sipas tij, problemi nuk lidhet vetëm me paaftësinë në administrim, por përbën një “dështim politik dhe administrativ”. Bardhi kërkon transparencë, llogaridhënie dhe shërbime publike funksionale, duke kundërshtuar justifikimet dhe propagandën.

“Qytetarët meritojnë shërbim, transparencë dhe llogaridhënie, jo propagandë, justifikime dhe fatura që i paguajnë ata”, thekson ai.

“Tirana nuk ka nevojë për propagandë. Ka nevojë për një qeverisje që punon dhe mban përgjegjësi. Mjaft me arrogancën e pushtetit. Mjaft me shpërdorimin e parave publike. Koha për përgjegjësi dhe llogaridhënie ka ardhur”, përfundon Bardhi.


Shtuar 29.08.2026 15:57

sultanbeyli escortjojobetAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahispusulabetMarsbahisonwinjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomjojobetpusulabetholiganbetholiganbetmarsbahisPusulabetPusulabetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahis Girişbetasusjojobetdeneme bonusu veren yeni sitelercasibom girişjojobetjojobetjojobet girişsekabetmarsbahismarsbahis girişjojobet girişJojobetjojobet giriş