Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, mori pjesë në ceremoninë ku u gradua tre gjeneralët e rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës: Arife Halili, Astrit Haliti dhe Mehmet Lladrovci.
Të lidhura
None found
Përmes një postimi, Haxhiu u përcolli urimet gjeneralëve të rinj, duke shprehur bindjen se ata do t’i shërbejnë Republikës së Kosovës me profesionalizëm, përkushtim dhe dinjitet.
“Urime gjeneralëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Arife Halili, Astrit Haliti dhe Mehmet Lladrovci.
Jam e bindur që me profesionalizmin, përvojën dhe përkushtimin tuaj do t’i shërbeni me nder dhe me dinjitet Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haxhiu.
