“Nuk po marrim dot frymë”/ Zjarri në Vajkal të Bulqizës vijon prej 35 orësh, banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente

Prej rreth 35 orësh, flakët vijojnë të përhapen në fshatin Vajkal të Bulqizës, ndërsa situata ka dalë jashtë kontrollit.

Përpjekjet për shuarjen dhe izolimin e vatrave po zhvillohen nga punonjës të Bashkisë Bulqizë, Emergjencat Civile, Policia dhe shërbimet pyjore. Megjithatë, terreni i thyer po vështirëson ndjeshëm ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse.

Të lidhura

None found

Gjatë ditës së djeshme, një helikopter ndërhyri për disa orë nga ajri, ndërsa autoritetet raportojnë se vatrat janë ndezur në disa zona të ndryshme. Dyshimet paraprake lidhen me mundësinë që zjarri të jetë i qëllimshëm.

Një tjetër problem shqetësues është tymi i dendur, i cili ka mbuluar edhe qytetin e Bulqizës.

Autoritetet e Qarkut Dibër u kanë kërkuar strukturave përgjegjëse të ndërhyjnë menjëherë nga ajri, pasi përhapja e mëtejshme e zjarrit mund të vërë në rrezik banesat në fshatin Vajkal.

Temperaturat e larta, terreni i vështirë dhe dendësia e tymit po e përkeqësojnë situatën. Banorët thonë se tymi u ka shkaktuar vështirësi në frymëmarrje.


sultanbeyli escortiptv satın alAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisMarsbahisMarsbahisonwinjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomjojobetjojobetJojobetbelugabahispusulabetholiganbetHoliganbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahis GirişbetasusJojobetjojobethttps://x.com/HorizonsLeParticasibom girişHoliganbetjojobetjojobet girişsekabetmarsbahis