Julian Alvarez po përballet me një situatë të tensionuar te Atletico Madrid, pasi sulmuesi argjentinas kërkon me çdo kusht të largohet dhe të transferohet te Barcelona, rivali i klubit në La Liga.
Futbollisti e ka bërë të qartë se destinacioni i tij i preferuar është Camp Nou. Në nisje të fazës përgatitore, ai refuzoi të merrte pjesë në stërvitje, ndërsa Atletico Madrid nuk dëshiron në asnjë mënyrë ta shesë te një rival i drejtpërdrejtë.
Të lidhura
None found
Klubi spanjoll ka arritur disa herë marrëveshje për kushtet e një transferimi të Alvarez te Arsenali, por lojtari nuk e ka pranuar këtë alternativë. Sipas mediumit Cope, ai është paraqitur në ambientet e klubit me një raport mjekësor, ku thuhet se vuan nga depresioni.
Alvarez ka munguar në stërvitjet e ekipit për tre ditë radhazi, duke e zgjatur më tej një sagë që ka dominuar gjithë verën. Megjithatë, ai është zotuar se do t’i kompensojë mungesat në përgatitje.
Gjendja e dyshuar depresive lidhet me një përplasje me drejtuesit e klubit. Sipas raportimeve, gjatë bisedës ai u shpreh me lot në sy se “do të preferonte të pensionohej sesa të pranonte shantazhin”.
Burime jozyrtare nga Spanja bëjnë me dije se Alvarez pësoi një krizë nervore dhe një atak paniku gjatë asaj bisede. Ai deklaroi gjithashtu se nuk do ta veshë më fanellën e Atleticos, edhe pse kontrata e tij me klubin zgjat edhe për katër vite të tjera.
