Të enjten u zhvillua në Monaco ceremonia e shortit të UEFA Champions League, ku 36 skuadrat pjesëmarrëse mësuan përballjet e tyre, mes dueleve tepër të forta.
Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe Armand Duka, president i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe zëvendëspresident i UEFA-s.
Të lidhura
None found
Duka publikoi në rrjetet sociale një foto nga vendi ku u hodh shorti i Champions League, aty ku gjatë ditës së sotme do të përcaktohen gjithashtu çiftet e Europa League dhe Conference League.
“Nga Monaco merr formë rruga drejt lavdisë europiane”, shkroi Duka në postimin e tij.
