Tsunami nga qielli”/ Si u shkaktua katastrofa në Nepal, vala e ujit u ngrit deri në 200 metra

Tragjedia që mori qindra jetë njerëzish në zonën e Himalajeve, në Nepal dhe Kinë, është cilësuar si një “cunami nga qielli”, ndërsa numri i viktimave vijon të rritet.

Të lidhura

None found

Studiuesit po analizojnë hap pas hapi se si ndodhi katastrofa, e cila nisi kur një masë gjigante akulli u shkëput nga pjesa veriore e malit Tsangbu Ri. Blloku, me një gjerësi të përllogaritur rreth 600 metra, u shemb nga një lartësi prej afro 5,200 metrash mbi nivelin e detit dhe mori përpara gjithçka gjatë zbritjes drejt luginës.

Sipas Daily Mail, përplasja me fundin e luginës e shndërroi masën e akullt në një rrjedhë të fuqishme uji të ngrirë. Me shpejtësi të madhe, ajo tërhoqi mbetje dhe shkëmbinj nga shpatet e malit, duke i përplasur më pas në lumin Lende Khola.

Videot e regjistruara në pikën kufitare të Rasuëagadhit tregojnë momentin kur një mur i stërmadh uji, i përzier me baltë, përfshiu zonën. Pak çaste përpara katastrofës, kamerat e sigurisë kapën dhjetëra persona që vraponin për t’i shpëtuar rrezikut. Vetëm disa sekonda më vonë, gjithçka ishte zhdukur.

Gjeologu Bishal Nath Upreti deklaroi se vala mund të ketë arritur deri në 200 metra lartësi, duke “i fshirë plotësisht” disa komunitete. Ai e përshkroi sasinë e ujit si të pabesueshme.

Daniel Shugar, ekspert në Universitetin e Calgary-t në Kanada, tha për revistën New Scientist se shkrirja e borës dhe akullit mund të ketë “injektuar një sasi të madhe uji të lëngshëm në akullnajë”, i cili depërtoi deri në shtratin e saj. Sipas tij, kjo ishte e mjaftueshme për të shkaktuar shembjen e një pjese të akullnajës.


Shtuar 28.08.2026 11:53

sultanbeyli escortiptv satın alAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisMarsbahisMarsbahisonwinjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomjojobetjojobetJojobetbelugabahispusulabetholiganbetHoliganbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahis GirişbetasusJojobetjojobetsekabetjojobethttps://x.com/HorizonsLePartisekabetcasibom girişHoliganbet