Prej më shumë se dy javësh, Partia Demokratike e Kosovës po zhvillon një aksion para objektit të Qeverisë, përmes të cilit kundërshton qëndrimin në detyrë të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kërkon që institucionet e vendit të funksionalizohen.
Të lidhura
None found
Në tubimin e sotëm, krahas deputetëve të PDK-së dhe Aleancës, u panë edhe përfaqësues të strukturave lokale të PDK-së nga Ferizaj dhe Kaçaniku.
Pjesëmarrësit bënë thirrje për tejkalimin e situatës së krijuar politike dhe për vënien në funksion të institucioneve, në mënyrë që vendi të dalë nga ngërçi institucional.
Ata qëndruan para ndërtesës së Qeverisë, duke shprehur mbështetje për kërkesat e partisë dhe duke kundërshtuar vazhdimin e gjendjes aktuale institucionale.
