Zjarr i përsëritur në vendgrumbullimin e mbetjeve në Kameras, tymi toksik përhapet nga Mamurrasi në Kamëz

Vendgrumbullimi i mbetjeve në Kameras të Fushë-Krujës është përfshirë sërish nga flakët, duke krijuar një situatë shqetësuese për mjedisin dhe banorët e zonës. Të dhënat paraprake të autoriteteve ngrenë dyshime të forta për zjarrvënie të qëllimshme, pasi i gjithë territori me mbetje është përfshirë nga zjarri në të njëjtën kohë, çka lë të dyshohet për përdorimin e lëndëve djegëse.

Kjo është hera e dytë brenda rreth një muaji që vendgrumbullimi digjet. Një re e dendur tymi toksik është përhapur në zonë dhe, në varësi të drejtimit të erës, po lëviz drejt Mamurrasit dhe Kamzës, duke sjellë vështirësi në frymëmarrje për banorët.

Të lidhura

None found

Shërbimet zjarrfikëse janë angazhuar në terren dhe po punojnë për të frenuar përhapjen e flakëve. Megjithatë, sipas ekspertëve, zjarri nuk mund të izolohet dhe të shuhet vetëm përmes përdorimit të ujit nga automjetet zjarrfikëse.

Për shuarjen e plotë të vatrave që ndodhen nën sipërfaqe nevojitet ndërhyrje urgjente me mjete të rënda dhe fadroma. Mbulimi i mbetjeve me dhe, përmes kapsulimit të tyre, konsiderohet mënyra e vetme efikase për neutralizimin e zjarrit.


sultanbeyli escortiptv satın alHoliganbetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahisonwinjojobetcasinofastcasibomcasibomartemisbet girisartemisbetholiganbetjojobetjojobetmeritkingmeritkingmarsbahisMarsbahismatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahis GirişonwinJojobetjojobetsekabetjojobethttps://x.com/HorizonsLeParti