Mesditën e sotme në Tiranë u hodh nga pallati një e re duke i dhënë fund jetës. Ngjarja ndodhi tek Pallati me Shigjeta rreth orës 14:50, ku u hodh nga lartësia shtetasja Klaudia Pajo.
Nga informacionet paraprake bëhet me dije se Pajo me origjinë nga Kuçova punonte si mjeke te spitali Ushtarak.
Banorët kanë treguar se ajo nuk banonte te pallati ku humbi jetën, por një pallat tjetër ngjitur duke treguar se ajo vuante nga depresioni.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/